Shoqata e Gastronomëve të Kosovës distancohet nga protesta gjithëpopullore e thirrur për sot në orën 11:00, ndaj masave të reja të Qeverisë.
Nga ShGK-ja thonë se mbesin të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e bizneseve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë.
“Jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Gjithnjë jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e bizneseve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë. Mbajeni maskën, mbajeni distancën”, thuhet në reagim./UBTNews