“Corriere dello Sport” raportoi se negociatat mes Milanit dhe përfaqësuesve të Mike Maignan po shkojnë drejt një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së portierit francez. Ditët e fundit, palët kanë bërë përparim, me Maignan dhe agjentët e tij që kanë ulur kërkesat fillestare.
Sipas burimeve, shifrat e propozuara janë brenda parametrave të kuqezinjve. Baza fikse e pagës do të jetë 5 milionë euro neto, me mundësinë e bonuseve të konsiderueshme, si individuale ashtu edhe ekipore, që do të rrisin gjithashtu pagën totale.
Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti, me Maignan që do të nënshkruajë deri në qershor 2028. Kjo vjen pas përpjekjeve të Milanit për të mbajtur portierin nga interesimi i skuadrave të mëdha evropiane, sidomos Chelsea dhe Bayerni, të cilat kishin shprehur interes për të, por Milani kishte vendosur një çmim të lartë prej 80 milionë eurosh për kartonin e “gardianit” francez.
Ky rinovim do të jetë një hap i rëndësishëm për Milanin, i cili dëshiron të ruajë një nga lojtarët kyç në skuadër për të synuar suksesin në kampionatin italian dhe në arenën evropiane./UBTNews/