UBT News

​Garda Skoceze ekspozon armët dhe pajisjet ushtarake në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani udhëhequr nga NATO, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kampin Bondsteel, ku u prit nga Komandanti i Komandës Rajonale Lindje (RC-E), Kolonel Jonathan Lloyd.

Gjatë vizitës, Barduani mori një informim të detajuar mbi operacionet dhe aktivitetet e përditshme të RC-E, duke u njohur nga afër me përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave në terren.

Në kuadër të vizitës, u zhvillua edhe një shfaqje armësh dhe pajisjesh ushtarake, e organizuar nga Garda Skoceze, e cila është e vendosur në Kosovë si pjesë e Forcës Rezervë të NATO-s për qëllime stërvitore.

Kjo ekspozitë ofroi një pasqyrë mbi kapacitetet moderne që KFOR-i ka në dispozicion.

“Profesionalizmi, përkushtimi dhe kompetenca juaj janë thelbësore për misionin tonë,” u shpreh gjeneralmajor Barduani, duke falënderuar personelin për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë.

KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

/S.K/KP/

Exit mobile version