Eric Garcia më në fund po e realizon transferimin nga Manchester City te Barcelona në këtë afat kalimtar.
Mbrojtësi spanjoll e kishte kërkuar kalimin te skuadra katalunase edhe gjatë verës, mirëpo një gjë e tillë ishte ndaluar nga klubi anglez.
Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Eric Garcia do të jetë lojtar i Barcelonës qysh në këtë afat kalimtar.
Mediumi që është i afërt me Blaugranasit ka zbuluar se transferimi i lojtarit do të realizohet në shumën e pesë milionë eurove.
Garcia pritet që gjatë kësaj jave të kompletojë kalimin te Barcelona, pasi marrëveshja mes të dyja palëve është arritur.
Lojtari është produkt i akademisë së La Masia, por në vitin 2017 kishte kaluar në radhët e Citizens, por që nuk po gjen hapësirë në skuadrën e parë.