Gara për çmimin e madh në Formula 1 në Rusi është anuluar si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Në një deklaratë të F1 thuhet se kanë rënë dakord në një takim me palët e interesuara “që është e pamundur të mbahet gara për çmimin e madh të F1 në Rusi për shkak të situatës aktuale”. Tutje thuhet se F1 po e vëzhgon situatën e vazhdueshme në Ukrainë “me trishtim dhe shpresë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore”.
Gara për çmimin e madh në F1 do të zhvillohej më 25 shtator në Soçi të Rusisë./UBTNews/