UBT News

GAP: U regjistruan mbi 190 mijë punëkërkues vetëm gjatë periudhës mars-shtator 2020-të

“Të papunë në pandemi – analizë e shkurtër mbi numrin dhe profilin e punëkërkuesve gjatë periudhës mars 2020 – shkurt 2021”, është ky raporti i publikuar nga GAP. Sipas raportit thuhet se shtrëngimet që erdhën si shkak i pandemisë COVID-19 prekën dukshëm tregun e punës në Kosovë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e punësimit ra nga 29.1% gjatë tremujorit të parë në 24.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, kurse papunësia pësoi rritje prej 2.2 pikë përqindje prej tremujorit të parë të vitit 2020 (25%) në tremujorin e dytë (27.2%).

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e punësimit ra nga 29.1% gjatë tremujorit të parë në 24.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, kurse papunësia pësoi rritje prej 2.2 pikë përqindje prej tremujorit të parë të vitit 2020 (25%) në tremujorin e dytë (27.2%). Sipas Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), industritë që pësuan mesatarisht rënien më të madhe të punëtorëve mes viteve 2019-2020 ishin transporti dhe magazinimi (-2,668 punëtorë), administrimi publik (-1,509 punëtorë), tregtia dhe riparimi i mjeteve motorike (-1,406 punëtorë)”, thuhet në raportin e GAP.

Nga muaji mars e deri në muajin shtator të vitit 2020-të, muaj këta të parë që Kosova po përballej me COVID-19, në Agjencinë e Punësimit në Kosovë janë regjistruar më shumë se 198 mijë punëkërkues. Shumica nga punëkërkuesit i përkisnin gupmoshës 25-39 vjeç.

“Sipas Agjencisë së Punësimit në Kosovë (APRK), nga muaji mars 2020 numri i punëkërkuesve aktiv filloi të rritet dukshëm, duke arritur kulmin në muajin shtator me më shumë se 198 mijë punëkërkues. Në këtë hulumtim janë analizuar punëkërkuesit edhe sipas karakteristikave të tyre si mosha, gjinia, dhe niveli i edukimit, ku del se shumica e punëkërkuesëve i përkisnin grupmoshës 25-39 vjeç, burrat dhe gratë ishin pothuajse të barabartë në numër, kurse për nga niveli i shkollimit dominonin ata të pashkolluar dhe me shkollë fillore apo të mesme”, tregon raporti.

GAP i ka rekomanduar Agjencisë së Punësimit në Kosovë që të ketë ngritje të kapaciteteve që të mundësojë shtimin e punësimit sidomos për grupet e caktuara dhe të ndjeshme.

Exit mobile version