Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka vizituar nënën e ish-presidentit Hashim Thaçi, pasi sot mbush 84 vjet.
Musliu i ka uruar asaj shëndet të plotë e pleqëri të rehatshme, përcjell Klankosova.tv.
“Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme. Urime”, shkruajti deputetja në Facebook.
Tutje, ajo foli në përgjithësi për nënat shqiptare, për të cilat tha se nuk u dorëzuan asnjëherë, qëndruan të forta në çdo sfidë.