UBT News

Gallatasarai interesohet për Ardian Ismajlin

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, po kalon një sezon të shkëlqyer me Empolin në Serinë A, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Një nga këto klube është Gallatasarai, i cili është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit kuqezi.

Ismajli ka qenë në formë të shkëlqyer dhe ka dëshmuar aftësitë e tij, përfshirë në ndeshjen e fundit kundër Juventusit, ku tregoi performancë të jashtëzakonshme duke mbajtur Kolo Muanin “në xhep”. Megjithatë, pas një dëmtimi që e detyroi të largohet nga fusha, Juventusi arriti të fitojë me përmbysje.

Sipas ekspertit të merkatos, Niko Shkira, Gallatasarai po monitoron nga afër situatën e Ismajlit, i cili ka kontratë me Empolin deri në qershor 2025.

Exit mobile version