UBT News

Galeria Kombëtare rihapet më 9 korrik me ekspozitën “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se më 9 korrik 2026, në orën 19:00, do të rihapë dyert për publikun pas rinovimit dhe rikonfigurimit të plotë të hapësirave ekspozuese.

Rihapja do të shënohet me ekspozitën grupore “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, e cila përuron një fazë të re në zhvillimin institucional dhe infrastrukturor të Galerisë.

Sipas njoftimit, projekti përfshin edhe krijimin e hapësirës së parë për ruajtjen e koleksionit të Galerisë, me synim konservimin, studimin dhe riinterpretimin e veprave artistike.

Ekspozita do të sjellë një përzgjedhje të gjerë artistësh nga breza të ndryshëm të artit në Kosovë dhe rajon, duke krijuar dialog ndërmjet praktikave dhe qasjeve të ndryshme artistike.

Në kuadër të ceremonisë së rihapjes do të prezantohet edhe një performancë artistike nga Oda Haliti, ndërsa dizajni grafik i projektit është realizuar nga Studio Permanentis./A.K/

Exit mobile version