UBT News

Galeria Kombëtare fton publikun në një mbrëmje plot ngjyra dhe krijimtari

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do t’ia dedikojë mbrëmjen artit, pikturës dhe shoqërimit, përmes aktivitetit kreativ “Takimi Shoqëror për Pikturim”.

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë të rriturit që dëshirojnë të eksperimentojnë me ngjyra, të çlodhen dhe të kalojnë kohë të këndshme mes artit dhe bisedave miqësore.

Sipas njoftimit të Galerisë, nuk kërkohet asnjë përvojë e mëparshme në pikturë — pjesëmarrësit mjafton të sjellin dëshirën për të krijuar dhe për të shprehur veten përmes brushës e ngjyrave.

“Të gjitha materialet do të sigurohen nga ne,” thuhet në njoftim, ndërsa publiku ftohet të marrë pjesë në këtë përvojë artistike që do të zhvillohet sonte, nga ora 18:00 deri në 20:00.

Një mundësi e mrekullueshme për të kaluar një mbrëmje ndryshe, në frymën e artit, krijimtarisë dhe shoqërimit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version