E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Turqi: Fenerbahce pranoi se kishte gabuar plotësimin e transfertës bankare prej 830,929.50 euro, një pagesë që ishte pjesë e kësteve që do t’i paguheshin Empolit për blerjen e Miha Zajc në janar 2019, duke ia dërguar shumën e parave një koncensionari makinash. Tregtari nuk donte të kthente shumën e përfituar papritur, kështu që klubi turk e paditi, duke e fituar gjyqin dhe, më pas, duke shpjeguar zyrtarisht të gjithë çështjen.
Kësti prej 830,929.50 eurosh daton në 30 Shtator 2020, por, në vend që të mbërrinte në arkën e Empolit, u kreditua aksidentalisht tek një koncensionar makinash në Doetinchem, në Holandë. Kur, më 9 tetor 2020, klubi toskan vuri në dukje se nuk kishte marrë këstin e pritur, Fenerbahce bëri kontrollet e nevojshme dhe zbuloi gabimin në përfundimin e transfertës bankare. Por telashet nuk përfunduan këtu, pasi tregtari i makinave nuk pranoi të kthejë mbi 800,000 euro të marra, duke detyruar Fenerin të ndërmarrë veprime ligjore.
4 gushtin e kaluar, gjyqtari i dha të drejtë turqve të cilët, me një deklaratë zyrtare, shpjeguan gjithçka, duke marrë parasysh të dhënat që po dilnin në mediat hollandeze. Një fund i lumtur për të gjithë, veçanërisht për Empolin.