Grupi i Shtatë vendeve të pasura demokratike do të angazhohet të martën për një paketë të re veprimesh të koordinuara që synojnë rritjen e presionit ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, ndërsa ato finalizojnë planet për një kufi të çmimit të naftës ruse, tha të hënën një zyrtar i lartë amerikan.
“Udhëheqësit e G7 do të bëjnë gjithashtu një angazhim të paprecedentë dhe afatgjatë për sigurinë për t’i ofruar Ukrainës mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për aq kohë sa duhet duke përfshirë sigurimin në kohë të armëve të avancuara“, tha Shtëpia e Bardhë në një fletë të dhënash. /UBTNews/