UBT News

G20 – 100 miliardë dollarë kontribute vullnetare ndihmë për vendet në zhvillim

 G20 u zotua të japë 100 miliardë dollarë për vendet e cënueshme nga shuma globale prej 650 miliardë dollarësh e të drejtave speciale të tërheqjes (SDR) të lëshuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, sipas draftdeklaratës përfundimtare për shtyp.

“Ne mirëpresim premtimet e fundit me vlerë rreth 45 miliardë dollarë si një hap drejt një ambicieje totale globale prej 100 miliardë dollarësh në kontribute vullnetare për vendet më në nevojë”, thanë liderët e G20-s.

Vendet e G20-s, që deri më tani nuk kishin rënë dakord në lidhje me një shumë për t’u derdhur për vendet në zhvillim, po ndjekin hapat e liderëve të G7-s, të cilët kishin vendosur tashmë si objektiv shumën prej 100 miliardë dollarësh për t’u rishpërndarë në veçanti në kontinentin afrikan.

SDR-të shpërndahen sipas kuotave të çdo vendi në FMN, pra me pak fjalë, më e madhja shkon për vendet më të pasura.

Në letër, Afrika do të përfitonte vetëm 34 miliardë dollarë, nga ku ideja e disa vendeve të zhvilluara për të dhuruar pjesën e tyre për më të rrezikuarit./ /ervo/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Exit mobile version