UBT News

Fytyrat e njohura kundër abuzimit online

Më shumë se 200 gra të profilit të lartë kanë nënshkruar një letër të hapur duke kërkuar veprime konkrete për ta parandaluar abuzimin në platformat sociale.

Letra që u nënshkrua nga ish-kryeministrja Julia Gillard, ish-tenistja Billie Jean King dhe aktoret britanike, Thandiwe Newton and Emma Watson – u publikua në forumin e barazisë gjinore në Kombet e Bashkuara.

Gillard i tha BBC-së se si kryeministre e Australisë, sikurse fytyrat tjera publike, u përball me portretizime negative në rrjetet sociale. Gillard tha se kjo ndikoi negativisht te ajo kur po mendonte “se gratë ende po përballen me këso forme të abuzimit”.

Kjo letër iu dërgua shefave ekzekutivë të Facebook, Google, TikTok dhe Twitter, dhe u kërkua nga ta që ta kenë “prioritet sigurinë e grave në këto platforma”.

Shefat iu përgjigjën atyre se do të angazhohen për të përmirësuar situatën dhe për të filtruar përmbajtjet e tilla.

Sidoqoftë, disa aktivistë kanë shprehur shqetësime se këto angazhime nuk shkojnë aq sa duhet./UBTNews

Exit mobile version