Para ndeshjes Kosovë-Spanjë, futbollisti kosovar Zymer Bytyqi ka dërguar një mesazh përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook.
Ai ka treguar që skuadra do të luftojë deri në fund për të siguruar pikë ndaj spanjollëve.
“Të gatshëm për sot. Na pret një ndeshje e vështirë, por do të luftojmë së bashku për rezultat pozitiv. Forca Kosova”, shkruan Bytyqi.
24-vjeçari, i cili mund të operojë në të gjitha pozitat e sulmit, deri tani ka arritur të bëjë vetëm tri paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.