Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Elona, u bënë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Luis.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Mirë se vjen në këtë botë djali im i vogël. Nëna dhe babai të duan ty. Luis Sadiku”, kanë qenë fjalët krahas postimit.
Ndërkaq, urimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjete sociale.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë në anën tjetër muaj më parë u largua nga futbolli evropian dhe bëri transferimin në kampionatin e Bolivisë. Deri në atë periudhë, ai ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor.