Futbollisti kosovar, Uran Bislimi, ka nënshkruar me ekipin zviceran, Lugano.
FC Lugano ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit 22 vjeçar, Uran Bislimi nga FC Schaffhausen.
Mesfushori kosovar 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Luganon, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026.
Bislimi ishte një nga lojtarët kyç tek skuadra e Schaffhausen, teksa së fundmi ai ishte edhe kapiten i klubit.