Ndërsa protestat kundër autoriteteve iraniane po vazhdojnë, regjimi është ende duke kryer akte represioni kundër qytetarëve të tij. Disa atletë të njohur janë në mesin e rreth 20 mijë të burgosurve të arrestuar gjatë tre muajve të fundit për pjesëmarrje në protestat kundër qeverisë së Republikës Islamike.
Pas ekzekutimit publik të mundësit 23-vjeçar Madzhidreza Rahnavard duke u varur në një vinç ndërtimi në qytetin e Mashhadit më 12 dhjetor, futbollisti profesionist, Amir Nasr-Azadani, 26 vjeç, raportohet të jetë nën kërcënimin e të njëjtit fat.
Ish-reprezentuesi i Iranit U21, i cili së fundmi ka marrëveshje me klubin iranian të kategorisë së dytë Iranjavan FC, akuzohet për “kryengritje kundër autoriteteve” dhe “luftë kundër Zotit” mes akuzave të tjera. Sipas kodit penal të Republikës Islamike, dënimi me vdekje është dënimi maksimal.
Vendimi u dha vetëm pak ditë pas arrestimit të futbollistit më 18 nëntor dhe nuk është në përputhje me parimin e shtetit ligjor./UBTNews/