Ylli i Real Madridit, Brahim Diaz ka zgjedhur ta përfaqësojë Kombëtaren e Marokut dhe Federata marokene e futbollit ka marrë ‘dritën e gjelbër’ nga FIFA për të bërë një lëvizje të tillë.
Të martën, më 12 mars, Federata Marokene ka marrë nga FIFA dokumentacionin e aprovuar për ndryshimin e kombësisë sportive të futbollistit të Real Madridit.
Sipas mediave marokene, lojtari mund të debutojë me fanellën e Marokut në miqësoret e ardhshme, ndaj Angolës dhe Mauritanisë.
Mesfushori i Real Madridit kishte luajtur vetëm një ndeshje miqësore me Spanjën kundër Lituanisë në vitin 2021, gjë që nuk e pengoi atë të ndryshojë kombësinë sportive.
Diaz gjatë këtij sezoni është kthyer në një lojtar të rëndësishëm te Los Blancos, me 32 paraqitje ku edhe arriti të dërgoj tetë here topin në rrjetë dhe të dhuroj katër asistime./UBTNews/