UBT News

Futbollisti i Armenisë i bashkohet ushtrisë në luftë me Azerbajxhanin

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë filluar të prekin edhe sportin. Futbollisti armen i skuadrës greke, Larisa, Varazdat Haroyan, ka braktisur skuadrën dhe i është bashkuar luftimeve në një zonë të rrezikshme.

Agjenti i lojtarit u ka dërguar një mesazh klubit, ku ka informuar se klienti i tij nuk do të bashkohet me klubin për një kohë.

“28-vjeçari Haroyan është mobilizuar, si të gjithë qytetarët armenë nën moshën 40 vjeçe dhe ai tashmë është në zonën e luftës”, sipas një mesazhi dërguar pronarit të Larissa Alexis Kouyias nga agjenti.

Për t’u larguar për në Greqi, Haroyani kishte prishur kontratën e tij me klubin rus Yekaterinburg, në të cilën ai kishte luajtur 55 ndeshje në tri sezone, duke shënuar tri gola./UBTNews

Exit mobile version