Futbollisti brazilian Pele i është nënshtruar një operacioni për ta larguar tumorin nga zorra e trashë, të shtunën e kaluar. Lajmin e ka konfirmuar të hënën në rrjete sociale.
Lajmi për operacionin vjen pasi Pele mohoi raportimet se ai ishte alivanosur javën e kaluar, kur tha se ishte mirë me shëndet dhe po bënte ekzaminime rutinë.
Mjekët nga spitali në São Paulo thanë se 80-vjeçari po e merr veten. E futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale falënderoi fansat për mesazhet e shumta.
“Miqtë e mi, ju falënderoj shumë për mesazhet dashamirëse. Falë Zotit tani po ndihem shumë mirë. Fatmirësisht, jam mësuar të festoj fitore të mëdha përkrah jush. Unë do ta përballoj këtë sfidë me buzëqeshje në fytyrën time, shumë optimizëm dhe gëzim për të jetuar i rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të mi”, shkroi Pele në rrjetet sociale./UBTNews