Futbollistët elitarë janë më të predispozuar ndaj demencës sesa pjesa tjetër e popullsisë, thotë studimi i ri që u publikua të premten.
Detajet e studimit, i cili krahasoi të dhënat mjekësore të më shumë se 6 mijë futbollistëve meshkuj në divizionin më të lartë të Suedisë me më shumë se 56 mijë meshkuj që nuk merreshin me futboll midis viteve 1924 dhe 2019, u botuan në The Lancet.
Studiuesit nga Instituti Karolinska në Suedi thanë se futbollistët kanë 1.5 herë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e Alzheimerit.
Peter Ueda nga Instituti Karolinska, e cila drejtoi studimin, thotë se lojtarët elitarë janë në “rrezik serioz” për të zhvilluar çrregullime degjenerative të trurit./UBTNews/