UBT News

Futbollistët më në formë të momentit në botë

Këtë edicion shumë futbollistë po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre në ligat ku ata aktivizohen.

Lista e futbollistëve të cilët po kalojnë nëpër një formë të mirë këtë sezon fillon me:

Luuk De Jong, 33-vjeçari holandez po kalon një sezon ëndrrash me PSV Eindhoven-in në kampionatin holandez. Ai deri më tani në të gjitha garat ka arritur të shënojë 22 gola dhe të dhuroj 11 asistime. Por kjo nuk është hera e vetme për De Jongun i cili njihet si top golashënues në skuadrat ku ka luajtur. Ai një gjë të tillë e kishte bërë edhe në sezonet 2011/2012, 2014/2015, 2015/2016, 2018/2019.

Pas tij do të vijë Harry Kane. Futbollisti anglez i cili aktivizohet te Bayern Munchen në Bundesliga po zhvillon një sezon mbreslënës këtë vit.  Ai në të gjitha garat numëron 27 gola dhe pesë asistime me fanellën e bavarezëve.

Në vendin e tretë gjendet, Cristiano Ronaldo. 39-vjeçari portugez i cili luan në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Nassr, gjatë këtij sezoni ka shënuar 22 gola në të gjitha kompeticionet dhe ka asistuar nëntë herë për bashkëlojtarët.

Kurse, Lautaro Martinez zë vendin e katërt në këtë rënditje. Argjentinasi ka dërguar topin në rrjetë plotë 23 herë deri më tani dhe ka asistuar katër hërë gjatë këtij sezoni me e Interin në të gjitha garat.

Krejt në fund vie edhe francezi Kylian Mbappe. 25-vjeçari i cili luan te Paris Saint-Germain këtë sezon deri më tani ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 4 herë në të gjitha kompeticionet./UBTNews/

Shkroi: Arti Haziraj

Exit mobile version