UBT News

Futbollistët e Napolit nderojnë legjendën Maradona, veshin fanellën me numër 10

Napoli ka nderuar figurën e legjendës së futbollit, Diego Maradona. Në ndeshjen e djeshme ndaj Rijekas në Ligën e Evropës, futbollistët e Napolit kanë veshur fanellën me numër 10 të Diego Maradonas.

Ndeshja filloi me një minutë heshtje për legjendën e futbollit, i cili u nda nga jeta të mërkurën, pas një arresti kardiak.

Mijëra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit San Paolo, për ta kujtuar yllin e futbollit.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis zbuloi se stadiumi i klubit do ta mbajë emrin e futbollistit të ndjerë, Diego Armando Maradona./UBTNews

Exit mobile version