UBT News

Futbollistët australianë bëjnë thirrje për reforma në Katar para Kupës së Botës

Futbollistët e Australisë kanë bërë thirrje për reforma në Katar para Kupës së Botës, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Në një videomesazh të prodhuar nga Footballers Professional Australia (PFA) dhe të publikuar të mërkurën, “Socceroos” i bënë thirrje vendit nikoqir që të njohë dhe legalizojë martesat e të njëjtës gjini dhe të përmirësojë të drejtat e punëtorëve migrantë.

Gjithashtu PFA iu drejtua me një letër të hapur Katarit, duke shprehur nevojën për reforma.

Katari ka qenë në qendër të kritikave për trajtimin e migrantëve si dhe për ligjin kundër homoseksualitetit.

Kupa e Botës 2022 fillon më 20 nëntor dhe zgjat deri më 18 dhjetor në vendin e Gjirit. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë Australia më 22 nëntor kundër Francës./UBTNews/

Exit mobile version