UBT News

Futbolli nuk pret fundin e luftës, ja kur rinis kampionati në Ukrainë

Lufta në Ukrainë nuk e ndal futbollin. “Futbolli mund të na ndihmojë, kështu që ne do të luajmë”, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko për “Associated Press”.

Ndaj siç raportohet nga mediet, kampionati i futbollit në Ukrainë do të rifillojë më 23 gusht, me luftë ose pa luftë.

Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, ndoshta mes rajoneve perëndimore të Ukrainës dhe Polonisë.

Ndërsa ende nuk dihet se me cilët lojtarë dhe trajnerë do të përfaqësohen skuadrat, duke qenë se shumë prej tyre janë larguar nga vendi pas nisjes së luftës. /SS/

Exit mobile version