Ka përfunduar ndeshja e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndërmjet Tiranës dhe Cërvena Zvezdës nga Beogradi.
Skuadra mysafire ka shënuar fitore në stadiumin “Air Albania” me rezultat 1:0 dhe në këtë mënyrë kalon në rrethin e tretë të garave.
Tirana ndërkaq do të luajë në Ligën Evropa, pasi nuk arriti të përsërisë fitoren befasuese në rrethin e parë të kualifikimeve në Tbilisi kundër Dinamos (2:0).
Golin e vetëm në takim e shënoi Tomane në minutën 62. Ndeshja mes dy skuadrave është luajtur pa praninë e spektatorëve për shkak të pandemisë koronavirus.