Futbollistët e Bayern Munih janë stolisur me titullin e gjashtë evropian pasi sonte në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë ishin më të mirë se PSG me rezultat 1:0.
Për bavarezët ky është titulli i gjashtë kontinental, ku kanë edhe pesë humbje në finale.
Ndeshjen e fundit finale në vitin 2013, Bayern arriti të fitojë kundër Borussia Dortmund në një duel gjerman në ‘Wembley’.
Ndërsa, për PSG kjo është hera e parë në histori që arritën në betejën përfundimtare për titullin evropian, në vitin jubilar 50-të të ekzistencës së tij.
Golin e vetëm në takim e shënoi KIngsley Coman në minutën 59.
Është interesante se trajneri i Bayernit vendosi francezin në ekipin e parë në vend të kroatit Perishiq, duke thënë se Coman e njeh shumë mirë ish-skuadrën e tij dhe ka dëshirë të shënojë.