Një nga veshjet më ikonike të Meghan Markle do të shfaqet në një muze të modës në Britani.
Muzeu i Modës njoftoi të martën se fustani i zi i markës Giorgio Armani që dukesha e veshi për një intervistë me Oprah Winfrey, u vlerësua si fustani i vitit 2021.
“Dihet që anëtarët e familjes mbretërore zgjedhin veshjet për të përçuar mesazh përmes stilit, ngjyrës ose motivit”, thuhet në njoftimin e muzeut dhe mes tjerash u tha që që dukesha e zgjodhi një fustan me një lule zambak për shkak të lidhjes simbolike me rilindjen, vetë-rigjenerimin dhe ndriçimin shpirtëror.
Edicioni special, i cili u dha premierë në mars të vitit 2021, tërhoqi rreth 60 milionë shikues dhe u transmetua në afërsisht 70 vende. Kjo intervistë bëri shumë bujë./UBTNews/