Një fustan i veshur nga Dorothy në filmin klasik të vitit 1939, “The Wizard of Oz”, pritet të shitet në ankand për 1.2 milion dollarë.
Fustani u vesh nga aktorja ikonike e Hollivudit, Judy Garland në skenën ku Dorothy përballet me shtrigën e keqe të Perëndimit në Kështjellën e Shtrigave. Ky ishte një prej dy fustaneve të vetme që ajo i kishte veshur në atë film.
Fustani tjetër u shit mbi 1.5 milion dollarë në Bonhams në New York në vitin 2015./UBTNews/