Futbolli i madh rikthehet me disa përballje që premtojnë spektakël. Në Premier League, të shtunën në ora 16:00, Aston Villa pret Nottingham Forest, në një duel ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme. Në të njëjtën orë, Chelsea përballet me Hull Cityn në Stamford Bridge, me londinezët që synojnë të marrin fitoren para tifozëve të tyre. Po në ora 16:00, Liverpooli pret Fulhamin në Anfield, një sfidë ku vendasit do të kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Aksioni nis që sonte në La Liga, ku Sevilla përballet me Valencian në ora 21:00. Një duel tradicional i futbollit spanjoll, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë tri pikët dhe një paraqitje bindëse.
Këto janë vetëm disa nga ndeshjet më interesante të përzgjedhura për këtë fundjavë, me Premier League dhe La Liga që premtojnë emocione, duele të forta dhe shumë spektakël për tifozët e futbollit.
D.L
