Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy yjet më të mëdhenj të futbollit, janë përjashtuar nga lista e nominuarëve për çmimin e ‘Topit të Artë’ për këtë vit, duke shënuar herën e parë që asnjëri prej tyre nuk është nominuar që nga viti 2003.
Messi, i cili ka fituar këtë çmim tetë herë dhe është një rekordmen i këtij çmimi, dhe rivalit i tij i gjatë Ronaldo, që ka pesë ‘Topa të Artë’ në emrin e tij, nuk janë përfshirë në listën e 30 lojtarëve të nominuar për çmimin e këtij viti, që do të ndahet më 28 tetor.
Në listën e këtij viti janë nominuar emra të tjerë të shquar, si Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappé, Erling Haaland dhe Harry Kane. Vinicius dhe Bellingham ndihmuan Real Madridin të fitonte LaLigan dhe titullin e 16-të të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, ndërsa Haaland udhëhoqi Premier League në golat e shënuar dhe Kane bëri të njëjtën gjë për Bayern Munich në Bundesligë. Mbappé, që kaloi në Madrid pas gjashtë sezonesh me PSG-në, është gjithashtu një nga emrat e njohur në listë.
Messi, i cili po rikuperohet nga një lëndim me ekipin e tij Inter Miami, fitoi çmimin vitin e kaluar. Ai fitoi Topin e Artë për herë të parë në 2009 dhe dominoi me këtë çmim për katër vite rresht. Ai u nominua për herë të parë në 2006. Ronaldo dhe Messi e bënë këtë garë pothuajse një konkurencë dy-personëshe gjatë kulmit të karrierave të tyre, duke fituar së bashku 13 herë nga viti 2008. Ronaldo u nominua për herë të parë në 2004./UBTNews/