UBT News

Ftohen raportet mes Kanye West dhe Irina Shayk!

Burimet i thanë revistës Page Six se Kanye West i kërkoi Irina Shayk të shkonte në Paris për një shfaqje me të, por modelja e famshme i tha jo.

“Asaj i pëlqen si shok, por nuk dëshiron të jetë në lidhje me të”, i tha ky burim revistës Page Six.

Së pari ata u panë bashkë në Provence të Francës në muajin qershor, për të festuar ditëlindjen e 44-të të reperit, dhe kështu ngjallën dyshimet se janë çift.

Pastaj u pane duke u larguar nga një barkë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u kthyen nga udhëtimi në Francë.

“Ajo ishte e ftuar në ditëlindje si shoqja e tij. Kishte edhe 50 të tjerë të ftuar”, deklaroi ky burim.

Burimi po ashtu shtoi se Shayk – që ka një vajzë 4-vjeçare me Bradley Cooper – aktualisht është shumë e lumtur vetëm./UBTNews

Exit mobile version