Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë thirrje publike drejtuar institucioneve të artit dhe kulturës, institucioneve akademike, organizatave joqeveritare si dhe akterëve relevantë, që të propozojnë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arteve.
Këshilli do të përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të vijnë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Mandati i tyre do të zgjasë 5 vite, ndërsa çdo institucion ka të drejtë të propozojë deri në tre kandidatë. Kandidatët e propozuar duhet të kenë përvojë profesionale në fushën e artit dhe kulturës, integritet të lartë moral si dhe kontribut të dëshmuar në zhvillimin e skenës kulturore.
Afati për aplikim është 21 ditë nga data e publikimit të ftesës publike. Aplikimet dorëzohen në Arkivin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Prishtinë.
