Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka njoftuar se ka marr vendim për organizimin e grevës së dytë tetë orëshe më 2 dhjetor.
Grevën e parë FSSHK e mbajti të enjten e kaluar në të gjitha institucionet shëndetësorë në tre nivelet.
“Greva do të mbahet më datë 2 dhjetor 2021, e enjte prej orës 07:00 të mëngjesit dhe mbaron në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.
Sindikata ka njoftuar se nga greva përjashtohen punëtorët e punësuar në shërbime emergjente mjekësore dhe spitalore.
“Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor, respektivisht miratimi në Parlament i Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe fillimi i implementimit të tij nga viti 2022”, thuhet në njoftim.