UBT News

FSK-së po i shtohen edhe 193 ushtarë

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak bazë për tu bërë ushtarë të Kosovës.

Rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.

Gjatë trajnimit nëntë javorë rekrutët do kenë testime të njëpasnjëshme teorike dhe fizike me qëllim që të aftësohen dhe familjarizohen sa më shumë më rregullat, detyrat dhe jetën ushtarake.

https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/418008866444473

Exit mobile version