UBT News

FSK realizon ushtrimin fushor “Steel Live Alpha”

Kompania 2A e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha”.

Ushtrimi është realizuar në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës duke praktikuar qitjen me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu.

“Me qëllim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik, Kompania 2A e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës duke praktikuar qitjen me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu”, ka informuar FSK përmes një postimi në Facebook.

Exit mobile version