UBT News

FSK në mision paqëruajtës, Kuvajti dhe Iraku destinacione të mundshme

Kuvajti dhe Iraku janë vendet ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse, në kuadër të misionit të Gardës Kombëtare të Ajovas, të Ushtrisë Amerikane.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se këto dy shtete janë opsionale ku FSK-së do të kryejë mision. Ai pjesëmarrjen e ushtarëve të Kosovës në misione diplomatike e ka quajtur lajm historik për Kosovën.

“Neve na mbetet që t’i kryejmë obligimet tona. Anëtarësimi i NATO-s që nga fillimi ka qenë orientim i joni. Ne si shtet si Kosovë duhet të jemi të anëtarësuar në NATO. Pjesëmarrja jonë është shumë e rëndësishme për vendin. Ne kapacitetet aktuale që i kemi si FSK. Ne jemi në bashkëpunim dhe do të ndodhë me NATO-n. Nuk mund të flasë për numra, jemi në proces. Me rëndësi është pjesëmarrja dhe kemi bërë parapërgatitje, presim kohën. Një numër i pjesëtarëve të tonë janë të komunitetit serb janë në shërbim të forcave të sigurisë së Kosovës”, deklaroi ai.

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovas.

Exit mobile version