UBT News

FSK merr pjesë në Konferencën Fillestare Planifikuese për Stërvitjen “Defender Europe 23”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) merr pjesë në Konferencën Fillestare Planifikuese për Stërvitjen “Defender Europe 23”. Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

“Në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për Stërvitjen e shkallës së gjerë të drejtuar nga Komanda e Ushtria e SHBA-së për Evropë (EUCOM) dhe Ushtria e SHBA-së për Evropë e Afrikë (USAEUR-AF), “Defender – Europe’ 23”, që do të zhvillohet gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2023 në regjionin e Ballkanit dhe Detit të Zi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në këtë konferencë, Kosova prezantohet nga Shefi i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve të SHP të FSK-së, Kolonel Ejup Maqedonci, dhe Shefi i Operacioneve të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, Major Gëzim Osmani.

Në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 300 ushtarakë nga 28 vende të NATO-s dhe vendeve partnere.

“Republika e Kosovës do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj Stërvitje të madhe dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me një numër të madh të personelit dhe njësive”, u tha në njoftim.

Exit mobile version