UBT News

FSK-ja tërheq një mjet shpërthyes në Prizren

Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren ditën e mërkurë, ku  Njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer tërheqjen e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se FSK e ka tërheq mjetin shpërthyes në mënyrë të sigurt pa rrezikuar përreth.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësit përkatës janë në vendin e ngjarje, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar shpërthyes”, thuhet në raportin e PK-së.

Exit mobile version