Drejtori i drejtorisë komunale të arsimit në komunën e Suharekës, Remzi Bajselmanaj, ka pranuar sot një kontingjent nga FSK-ja (Forca e Sigurisë së Kosovës) me maska mbrojtëse nga Covid-19 për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Suharekës.
Maskat do të shpërndahen para fillimit të vitit të ri shkollor.
“Ndihma rreth mbrojtjes nga pandemia, drejtoria e arsimit ka marrë edhe nga Ministria e arsimit më herët si maska dhe dezinfektues, të cilat gjithashtu do të jenë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve të Komunës sonë”.