Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, inxhinierët e Regjimentin e Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së sot, në fshatin Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile ,,Mabey Johnson’’.
Projekti i ndërtimit të urës me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundoj në fund të muajit Prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Drenasit. Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës. FSK është në gatishmëri të plotë për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë. /UBTNEWS