UBT News

FSHF prezanton Albanin, maskotën e Kombëtares shqiptare për EURO 2025

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka prezantuar sot maskotën e Kombëtares Shqiptare për Kampionatin Europian të Futbollit U17, që do të zhvillohet në vitin 2025 në Shqipëri, një ngjarje historike që mbahet për herë të parë në vendin tonë, në bashkëpunim me UEFA-n.

Kombëtarja Shqiptare do të jetë e shoqëruar gjatë gjithë këtij eventi me maskotën e saj, e cila do të jetë një simbol i ngazëllimit dhe mbështetjes për ekipin tonë. Ky është një moment i veçantë për futbollin shqiptar, duke sjellë një risi që do të shoqërojë skuadrën në të gjitha ndeshjet e EURO 2025.

Për të emërtuar maskotën, Federata e Futbollit shpalli një sondazh online në rrjetet sociale, ku tifozët mund të sugjeronin emra shqiptarë. Pas një votimi të gjerë, emri “Alban” u përzgjodh me shumicë votash nga tifozët.

Alban, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të jetë një shoqërues i pandashëm për ekipin shqiptar dhe do të sjellë atmosferë pozitive dhe energji për të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjet në stadiumet e këtij eventi të rëndësishëm./UBTNews/

Exit mobile version