UBT News

FSHF-ja i la pa bileta, reagojnë bashkërisht “Tifozat Kuq e Zi” dhe “Illyrian Elite”

Tifozeritë e organizuara shqiptare nuk do të mundë të sigurojnë më bileta të rezervuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo e fundit ka njoftuar se, për të pasur barazi dhe mundësi për gjithsecilin që të pajiset me bileta, e ka ndryshuar sistemin e shitjes së biletave duke ia mundësuar secilit individ që të pajiset me 4 bileta maksimumi.

Kjo nënkupton se krejt tifozët shqiptarë tash e tutje duhet të mundohen të sigurojnë bileta individualisht, jo siç e kishin privilegjin deri tash të siguronin bileta si tifo-grup, e të cilat më pas ua ndanin tifozëve të tyre.

E ky vendim i FSHF-së nuk është pritur aspak mirë nga grupet e tifozerive. “Tifozat Kuq e Zi” dhe “Illyrian Elite” dolën sot me një një deklaratë të përbashkët pas këtij reagimit publik të FSHF-së.

Dy grupet, që vlerësohen si dy prej më të mëdhave që e përkrahin Kombëtaren, i bashkuan forcat për të reaguar ndaj këtij vendimi.

“Pas një takimi të përbashkët vëllazëror dhe qellim mirë, vendosem që te jemi bashkë në sfidat që gjendemi para. Bashkimi e bën fuqinë, e së bashku kemi vetëm dashuri për kombëtarën, që është më e madhe se pazaret e federatës. Shihemi së shpejti! Tifozat Kuq e Zi – Illyrian Elite 18.03.2025”, shkruajnë këto dy tifozeri.

Tifozat Kuq e Zi e kanë akuzuar paraprakisht FSHF-në se kjo e fundit nuk po iu jep më bileta duke e parë këtë si një hakmarrje për kundërshtimin e tyre për organizimin e përbashkët me Serbinë të Evropianit 2027 për moshat U-21.

Exit mobile version