Për herë të parë, banorët e fshatit Galicë dhe Dubovc në Vushtrri kanë arritur të kyçen në ujësjellës. Të njëjtit nga sot do të kenë ujë të pijes, meqë deri me tani banorë të 190 shtëpive janë detyruar të vijnë në Vushtrri për t’u furnizuar me ujë.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka marrë pjesë në lëshimin e ujit në fshatin Dubovc, ku tha se tani e tutje do të ketë ujë te mjaftueshëm për banorët.
“Më në fund pas shumë viteve, pas shumë peripetive dhe sfidave kemi ujë të pijës edhe në Galicë edhe në Dubovc. Në Galicë janë 70 shtëpi që janë kyçur në ujësjellës, në Dubovc janë 120 shtëpi që janë kyçur në ujësjellës. Dhe të gjitha këto shtëpi furnizohen nga rezervuari në Taragjë. Ujë ja mjaftueshëm, shtypje ka mjaftueshëm”, ka thënë Tahiri.
Kryetari i fshatit Dubovc, Sabri Avdulli tha se është ditë e veçantë për fshatin e tyre, meqë për herë të parë janë të kyçur në ujësjellës.
“Ujësjellës nuk kemi pas, është hera e parë që është. Kena pas gjithmonë telashe për ujë te pijes. Përmes puseve ka qenë, nuk ka qenë i pijes por ata është dashur me përdor. Por që katër vjet jemi duke e marrë prej Vushtrrisë, duke e bartur ujin qysh kemi mujt me u furnizua”, u shpreh ai.