Fshati Kçiq i komunës së Mitrovicës ka mbetur pa ujë të pijes, për shkak të një defekti në stacionin e pompave.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se ekipi teknik është në terren në përpjekje të sanimit të defektit.
“Në momentin që kemi informata për kohëzgjatjen e defektit, ne menjëherë do t’iu informojmë”, thuhet në njoftim./UBTNews