UBT News

Frymëmarrje te Juventusi, De Ligt nuk ka pësuar lëndim

Testet mjekësore të kryera për Matthijs de Ligt këtë mëngjes kanë përjashtuar një dëmtim muskulor, njofton klubi i Juventusit.

Mbrojtësi holandez u tërhoq nga ngrohja para ndeshjes Juventus-Spezia natën e kaluar, duke u zëvendësuar nga Gianluca Frabotta.

“Matthijs De Ligt iu nënshtruan sot testeve në J | Medical, ku kanë përjashtuar dëmtimin e muskujve dhe gjendja e tij do të monitorohet dita ditës”, thuhet në njoftim.

Juventus po përballet me një krizë dëmtimesh sidomos në mbrojtje pasi Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci janë të dëmtuar, ku vetëm Merih Demiral dhe De Ligt ishin mbrojtësit e vetëm qendror në dispozicion për ndeshjen me Spezian.

Është ende e pasigurt për sa kohë do ti duhet De Ligt, por Andrea Pirlo me siguri shpreson për një rikuperim të shpejtë pasi “Zonja e Vjetër” ka dy ndeshje vendimtare përpara.

Ata e presin Lazion në “Allianz Stadium” e vlefshme për Serie A të shtunën, ndërsa në mesjavë luajnë me Porton në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e parë Juventusi e ka humbur 2-1.

Exit mobile version