Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të majtë të nivelit të lartë dhe mund t’i bëjë një ofertë sensacionale Milanit në një përpjekje për të joshur yllin e Serie A, Rafael Leao.
Katalanasit janë në kërkim të një anësori të ri pasi dështuan të nënshkruajë me talentin spanjoll Nico Ëilliams nga Athletic Bilbao në fillim të afatit kalimatar veror. Sipas raportimeve, Leao është lojtari që Barcelona e pëlqen më shumë. Anësori portugez thuhet se vlerësohet me rreth 90-100 milionë euro.
“MD” pretendon se marrëdhënia e shkëlqyer e Barcelonës me agjentin e Leaos, Jorge Mendes, mund të jetë në dobi të tyre.
Ka sugjerime që gjigantët katalanas mund të kërkojnë gjithashtu të përfshijnë të paktën një nga lojtarët e tyre në një shkëmbim lojtarësh plus para. Raphinha, Ferran Torres, Andreas Christensen, Alejandro Balde dhe Ignacio Martinez janë përmendur si opsione të mundshme për një marrëveshje shkëmbimi.
Frenkie De Jong, Ronald Araujo dhe Ansu Fati gjithashtu mund të vihen në dispozicion, por ata janë të gjithë të lënduar aktualisht, gjë që e bën një transferim pak më të komplikuar.