French Montana thotë se albumi i tij i ardhshëm do të përmend Kanye West – pasi ai thotë në tekst se dyshja “vranë” “mallkimin” e [familjes] Kardashian.
“Ka ca prekje për Kanye West”, tha ai për Page Six.
Albumi i ri, i titulluar “Montega”, do të dalë më 24 qershor dhe do të shfaqë këngën e tij të fundit, “Alcatraz”. Në këngë, reperi, 37 vjeç, pretendoi se ai dhe Kanye thyen mallkimin e famshëm të familjes Kardashian.
“Mallkimi Kardashian” termi që reperi ka përdorur në tekst – i cili padyshim se nuk ka asnjë mbështetje shkencore – përdoret për të përshkruar fatin e keq që ndjek burrat që dalin me motrat Kardashian-Jenner.
Montana ishte bashkë me Khloé Kardashian nga viti 2014 deri në vitin 2016, ndërsa West u nda nga Kim Kardashian në vitin 2021 pas shtatë vitesh martesë./UBTNews/