UBT News

Freixa: Nëse Laporta fiton zgjedhjet, klubi do të jetë në rrezik të madh

RODA DE PREMSA DEL DIRECTIU TONI FREIXA A LA SALA DE PREMSA RICARD MAXENCHS

Kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa është deklaruar për zgjedhjet që do të mbahen më 24 janar.

Ai që kishte garuar edhe në vitin 2015 për të parin e klubit, ka thënë se ai duhet t’i fitojë zgjedhjet për të mirën e skuadrës.

Freixa në një intervistë për Marcan ka deklaruar se nëse Joan Laporta i fiton ato, atëherë klubi do të jetë në një rrezik të vërtetë.

“Laporta president? Në asnjë mënyrë. Anëtarët e dinë shumë mirë se kush është Laporta dhe si ai e menaxhoi Barcelonën”, ka thënë ai.

“Ai u largua nga klubi me një borxh prej 450 milion eurosh me një xhiro vjetore nën këtë shifër”, ka vazhduar Freixa.

“Nëse Laporta zgjedhet president, klubi do të jetë në rrezik real”, ka shtuar më tej Laporta.

Exit mobile version